E para mbajtjtes së ceremonisë, presidenti serb do të pritet në një takim nga kancelarja Merkel , transmeton lajmi.net.
Ky takim, po shihet si mundësi e mirë që Serbia të ankohet për taksën e vënë nga Prishtina për importin e mallrave serbe në Kosovë.
Kështu u konstatua sot nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
“Pres nga pala gjermane që të dalë me një qëndrim që nuk përkrah vendimin e njëanshëm të Prishtinës për takat shtesë ndaj produkteve serbe. Pres diskutime serioze në të asrdhmen”, ka thënë ai.
Sipas tij, është e rëndësishme të kuptohet se me këtë vendim, siç thotë ai Prishtina i ka shkelur të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, që lidhjen me lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur taksa shtesë për të gjitha mallrat me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja, me përjashtim të brendeve ndërkombëtare.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.