Tifozët e Barcelonës ëndërrojnë që Lionel Messi, Luis Suarezi dhe Neymar të bëhen përsëri së bashku. Kjo ëndërr e tyre është bërë realitet për pak sekonda, pasi që këta të tre dhe lojtarë të tjerë të Barcelonës janë bërë së bashku për ta mbështetur djalin e Arturo Vidalit.
Djali i Vidalit, Monito, bën video të cilat i publikon në llogarinë e tij në Youtube. Për ta mbështetur atë, babai i tij i ka mundësuar të bëjë një video ku shihet së bashku me lojtarë të ndryshëm të famshëm, transmeton Gazeta Express.
Monito është duke tentuar ta rritë famën e tij përmes këtyre videove me yjet e futbollit, pasi që synon të marrë më shumë vota për ta fituar çmimin për ‘youtubers’ Copihue de Oro, çmimin ky për ‘youtuber-in’ më të mirë të vitit nga Kili.
Përmes një video në Instagram, “Monito’ Vidal e mori mbështetjen e yjeve si Messi, Suarez, Neymar, Gerard Pique, Jordi Alba, Munir dhe Denis Suarez.