9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Takimi Thaçi – “Dreqi” sonte në mbrëmje, vjen reagimi i Vuçiqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar lidhur me deklaratën e djeshme të presidentit kosovar Hashim Thaçi, i cili tha se më me dëshirë do të dialogonte me një dreq se sa me Vuçiqin.

Vuçiqi ka thënë se nuk e frikëson asnjë provokim i tillë. Ai ka thënë se pozita e vështirë e Serbisë është asisoj që duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme, në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti.

“Unë nuk dua të lëshohem në vlerësime personale. As mua nuk më pëlqen të flas me Thaçin apo të gjithë, por e bëj sepse kjo është puna ime. Është më mirë të negociosh për 100 vjet se sa të luftosh një ditë”, ka shtuar Vuçiq, shkruan ‘Telegraf.rs’, transmeton Gazeta Express.

Presidenti serb ka thënë se nuk duhet harruar se çfarë i kishte kushtuar rajonit tregimi i muskujve.

Thaçi dhe Vuçiq pritet që sot të zhvillojnë një takim të përbashkët në kuadër të dialogut, të ndërmjetësuar nga Shefja e Diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img