5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kroacia kundër korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi

Ambasadorja e Kroacisë në Prishtinë, Marija Kapitanoviq, ka deklaruar se shteti i saj nuk e përkrah idenë e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që, siç thotë ajo, kjo nuk do ta bënte rajonin më të qëndrueshëm, por përkundrazi mund të shkaktonte çështje shtesë në vend të zgjidhjeve.

Kroacia nuk e mbështet idenë për korrigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që nuk beson se një korrigjim i tillë do ta bënte rajonin më të qëndrueshëm. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ambasadorja kroate në Kosovë Marija Kapitanoviq, duke shtuar se përkundrazi një iniciativë e tillë mund të shkaktojë çështje shtesë në vend të zgjidhjeve.

“Sa i përket korrigjimit të kufijve nga pikëpamja e dikujt që vjen nga një vend i cili përjetoi një të kaluar të vështirë, ne nuk mendojmë që kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme”, ka potencuar ambasadorja Kapitanoviq.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” ambasadorja e shtetit më të ri të Bashkimit Evropian (BE) ka folur edhe për lëvizjen e lirë të kosovarëve në zonën Schengen.

Diplomatja kroate në Kosovë thotë se procesi ka kaluar te konsultimet mes shteteve anëtare, duke mos qenë në gjendje të thotë nëse kosovarët në një të ardhme të afërt do të lëvizin pa viza në BE.

Ajo ka shprehur shqetësimin se shumë investitorë kroatë janë të dekurajuar nga mungesa e transparencës në tenderët publikë në procedurat e prokurimit. “Ndonjëherë edhe pse kompanitë i përmbushin kriteret ndodh që ato përjashtohen nga gara pa shpjegime të qarta”, ka bërë të ditur ambasadorja kroate.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img