Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi 0-0, por pjesa e dytë solli tri gola.
Një pasimi të gjatë të Bonuccit në minutën e 65’ iu përgjigj Cristiano Ronaldo që shënoi me një goditje vollej për epërsinë 1:0 të Juventusit.
Vazhdimi i ndeshjes solli edhe përmbysjen e rezultatit .
Juan Mata në minutën e 86’ shënoi nga gjuajtja e lirë për të barazuar në 1:1 rezultatin.
Goli i fitores shumë të rëndësishme për Manchester United u shënua në minutën e 90’, kur Alex Sandro shënoi në portën e tij pas një tollovie të krijuar në zonën e vendasve.
Pas katër ndeshjeve, Juventusi kryeson në grupin H me nëntë pikë, duke u ndjekur nga United që tani numëron shtatë pikë.