-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

‘E puth plakushin për lekë’, reagon Adelina: E kam marr për vete

Këngëtarja Adelina Tahiri është gjykuar gjithmonë për moshën e bashkëshoritit që zgjodhi. Një nga komentuesit e ka ofenduar ditën e sotme duke i thënë se puth një plak për lekë, por këngëtarja se ka lënë pa përgjigje.

Kur vjen puna tek dashuria njeriu verbohet dhe në fund të fundit, mosha, pesha apo gjatësia janë thjesht numra për dy persona që duhen. Ka plot shembuj që e kanë vërtetuar këtë gjë, dhe një prej tyre është edhe këngëtarja Adelina Tahiri, e cila u martua me maqedonasin Serjoza Markov pavarësisht se ai është shumë më i madh në moshë se këngëtarja.

Herë pas here Adelina publikon foto me Serjozan dhe të birin Jon duke treguar se pavarësisht diferencave janë një familje e lumtur. Gjithsesi ka ende nga ata persona që janë të pakënaqur nga zgjedhja e këngëtares. Ditën e sotme teksa Tahiri ka dalë ‘live’ në Instagram, është përballur me komente mjaft ofenduese, dhe njëra prej tyre i kujton se çdo natë këngëtarja puth një plakush për lekë.

Adelina u ka mbyllur gojën të gjithëve me komentin e saj. “S’keni nevojë të fyeni dhe s’keni nevojë të keni aq shumë urrejtje. Unë e puth, nuk do ta puthësh ti. Unë për vete e dua shumë, nuk më intereson për të tjerët, se e kam marr për vete,”– u shpreh ajo dhe si për t’i ‘vënë kapakun’ i jep një të puthur bashkëshortit të saj, sapo ai futet në makinë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img