15 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Buy now

spot_img

Çollaku pret në takim shefen e re të Zyrës së BE-së, kërkon liberalizimin e vizave

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti në takim njoftues shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian njëherësh përfaqësuese e posaçme e BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, së cilës i dëshiroj mirëseardhje në Kosovë.
Ministri Çollaku shprehu përkushtimin e institucioneve për të vazhduar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në drejtim të avancimit të agjendës evropiane për Kosovën.
Gjatë takimit ministri e ka njoftuar Apostolova për angazhimet lidhur me zbatimin e MSA-së rezultatet e para të së cilës kanë filluar të formësohen duke shtuar se kjo është agjendë e reformave e cila pritet të dinamizohet gjatë muajve në vazhdim.
Kurse sa i përket procesit të liberalizimit të vizave përkundër zhvillimeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht tërheqjes nga rendi i ditës të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ministri Çollaku theksoi se BE-ja duhet të vazhdojë me procedurat e vendimmarrjes dhe të marr vendim pozitiv për Kosovën.
“Kosova ka bërë më shumë reforma dhe ka përmbushur shumë më tepër kritere se çdo shtet tjetër i Ballkanit Perëndimor që ka përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave. Prandaj pres vlerësime pozitive në këtë drejtim dhe sigurojmë institucionet e BE-së se Kosova do të vazhdojë me agjendën e reformave duke respektuar dhe zbatuar obligimet që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave dhe procesi i integrimit evropian në përgjithësi”, ka thënë ministri Çollaku.
Shefja e re e Zyrës së BE-së në Kosovë njëherësh përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova e falënderoi Ministrin Çollaku për mikpritjen e ngrohtë në Kosovë.” Jam e lumtur që Kosova është plotësisht e përkushtuar në rrugën e saj evropiane dhe pres të punojmë bashkërisht në avancimin e saj, në mënyrë të posaçme në zbatimin e MSA-së dhe komunikimin e agjendës së BE-së te qytetarët e Kosovës”, ka thënë Apostolova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img