-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Bahtiri – Haradinajt: Mos më ço selame, punët e Mitrovicës i di më mirë se ti

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në një intervistë i është përgjigjur paralajmërimeve të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili i kërkoi që të jetë më i matur në deklaratat për hapjen e Urës së Ibrit.

Bahtiri përmes Periskopit i ka thënë kryeministrit se nuk ka nevojë t’i çojë selam prej së largu, por ta thërras në takim për të biseduar për një çështje kaq të madhe, siç thotë ai se është hapja e Urës.

Bahtiri tutje ka deklaruar se ai është njeri i paqes dhe se asnjëherë nuk do të nxiste ndonjë veprim që do ta dëmtonte Mitrovicën.

“I kisha thanë kryeministrit që nuk ka nevojë me më çu selam prej larg, e prej kamerave. As mu e asnjë kryetari tjetër nuk mund të na çojë vërejtje. Ai mund të më thërras në takim që të flasim për çështje të tilla madhore, pasi unë jam i gatshëm të bisedojë. Por, kryetari Bahtiri nuk del asnjëherë nga vizioni i BE’së, pasi jam njeri i paqes, jo i dhunës”, ka thënë ai për Periskopin.

Bahtiri tha se sa herë që përmendet Mitrovica, do ta ngrisë zërin për t’i mbrojtur interesat e kësaj komune, pasi siç thotë ai, janë lënë anash qe 20 vite.

“Unë e di procesin e veriut shumë më mirë se kryemministri i vendit. I them rri qetë se Agim Bahtiri nuk provokon asnjëherë për të destabilizuar vendin apo për të ndalur procese madhore. Por, asnjëherë nuk do të pushojë edhe në tavolina kudo që jam do të ngrisë zërin për Mitrovicën e qytetarët e saj në mënyrë të fuqishme, sepse Mitrovica është lënë anash qe 20 vite. U tha se Bahtiri do të marshojë në pjesën e veriut dhe kjo asnjëherë nuk ka qenë ide e imja. E kam dënuar ashpër. Kryetari i din politikat si duhet ndjekur, ndërsa kryeministrit i them t’u bashkohet ideve të mija, sepse janë ide shumë demokratike e evropiane”, shtoi ai.

https://www.facebook.com/periskopi/videos/194424838141428/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img