Policia ka njoftuar se një person derisa ishte duke punuar ka hasur në një mjet të dyshimtë në Vushtrri.
Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë Njësia për Deminim e FSK-së që e ka tërhequr mjetin, njofton PK, përcjell prishtinapress.eu.
“Ankuesi K/Shqiptar ka njoftuar se derisa ka qenë duke punuar ka hasur në një mjet të dyshimtë. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë Njësia për Deminim e FSK-së që e ka tërhequr mjetin (granatë dore A-1) pa ndonjë incident”.