Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, një herësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se rizgjedhja e Eliot Engel si kongresist në Kongresin amerikan, është lajm i mirë për të gjithë, përcjell lajmi.net.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Pacolli ka shkruar se Engel është një zë i hershëm dhe i fortë për Kosovën.
Postimi i plotë i Pacollit pa ndërhyrje:
Herët në mëngjes mora lajme të mira nga Shtetet e Bashkuara.
Miku im por edhe i gjithë popullit shqiptar, Eliot Engel, rizgjedhet në Kongres.
Një zë i hershëm dhe i fortë për Kosovën