6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Austria mbështet anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Austria do ta mbështesë Kosovën në përpjekje për anëtarësim në INTERPOL, ka thënë kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Austria mbështet përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ka thënë kancelari austriak, Sebastian Kurz për agjencinë e lajmeve Austria Press Agency (APA).

Kurz ka thënë se edhe partneri i tyre i koalicionit, Freedom Party of Austria (FPO) ka ndryshuar qëndrimin në lidhje me këtë temë, transmeton lajmi.net.

APA po ashtu thekson se Kurz në takimin e tij të fundit me krerë të lartë të shtetit ka mësuar qëndrimin për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Në fakt, Austria mbështet që të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor të afrohen drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si pjesë e reformimit të domosdoshëm.

“Kjo vlen në veçanti për siguri të brendshme dhe luftën kundër korrupsionit. Ne për shkak të kësaj kemi interesim për ta përforcuar bashkëpunimin policor”, ka thënë Kurz, transmeton lajmi.net.

Edhe Ministri i Punëve të Brendshme i Austrisë, Herbert Kickl ka thënë se përkundër kritikave, anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL sjell përparësi në luftën kundër krimit sepse lehtëson bashkëpunimin policor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img