-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Perëndimi i kërkon Serbisë ta ndalë lobimin kundër njohjes së Kosovës

“Vendet perëndimore po i kërkojnë Serbisë të pezullojë një fushatë diplomatike që me sukses po arrin të ndikojë në shtetet që e kanë njohur Kosovën”.

Kështu ka deklaruar për ‘Novosti’, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq duke theksuar se për këtë është ankuar pala kosovare.

“Pala kosovare është ankuar te perëndimorët për mua dhe Perëndimi kërkon që ta ndaloj fushatën në mënyrë që t’i lejojmë ata të lobojnë për njohje të reja dhe të anëtarësohen në organizata ndërkombëtare”, ka deklaruar Daçiq, transmeton lajmi.net.

Ministri serb i cili po supozon se shtete të ndryshme po e shqyrtojnë edhe një herë njohjen e Kosovës si shtet ka thënë se ky është një rezultat i madh i Serbisë i cili e fakton se Kosova nuk është çështje e zgjidhur.

“Edhe kur të votohet për anëtarësimin e tyre në Interpol do të kuptohet se kjo çështje nuk është zgjidhur dhe se Prishtina ka një listë të rreme me numrin e vendeve që e kanë njohur Kosovën. Mund të garantojë se pranimi në Interpol nuk do të ndodhë”.

Siç thekson gazeta, qëllimi i Serbisë është që numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën të bie nën 100 deri në fund të këtij viti.

Për lobimin e Serbisë kundër Kosovës ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e cila ka kërkuar nga Bashkimi Evropian t’ia tërheq vërejtjen shtetit fqinj.

“Ministria e Punëve të Jashtme i vlerëson të papranueshme veprimet destruktive, qasjen dashakeqëse dhe standardet e dyfishta, që shteti fqinj Serbia po i përdorë në marrëdhëniet me shtetet njohëse dhe jo-njohëse të Republikës së Kosovës duke shfrytëzuar, keqpërdorur dhe manipuluar me dialogun për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes dy shteteve me qëllimin parësor për të bërë agresion diplomatik kundrejt sovranitetit dhe imazhit ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës”, është thënë dje në reagimin e MPJ-së

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img