4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi takon sot shefen e re të BE-së në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret sot në takim shefen e re të Bashkimit Evropian në Kosovë,  Nataliya Apostolova.
Apostolova, me kombësi bullgare, ka shërbyer në administratën diplomatike të vendit të saj dhe në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) mbi 25 vjet. Së fundmi, ajo ishte ambasadore dhe shefe e Delegacionit të BE-së në Tripol, Libi.
Para kësaj pozite, Apostolova ka mbajtur pozitën e Zëvendës Shefes së Delegacionit të BE-së në Kajro, Egjipt. Ajo ka qenë diplomate bullgare në Përfaqësimin e Përhershëm të Bullgarisë në Organizatën Botërore të Tregtisë në Gjenevë dhe në Përfaqësimin e Përhershëm të Bullgarisë në BE.

Karriera e saj në Komisionin Evropian, në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim ishte e lidhur ngushtë me rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në ditët dhe javët në vijim, Apostolova do të takohet me zyrtarët më të lartë kosovarë si dhe do të prezantohet para mediave dhe publikut.
Në të dy pozitat, Apostolova e pason diplomatin slloven, Samuel Zhbogar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img