7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ekskluzive: Bekim Jashari nuk formon parti politike

Raportimimi i bërë nga një televizion i Kosovës se Bekim Jashari do të formoj parti politike, duke ia nxjerrë prej konteksti një deklarim, po del të jetë i pasaktë.

Burime të sigurta të gazetës online Veriu.info bëjnë të ditur se Bekim Jashari nuk do të formoj parti politike, por ai do të vazhdoj ta ushtroj detyrën e kryetarit të komunës së Skenderajt.

“Bekim Jashari përfundimisht nuk do të formoj parti, sepse ai dhe familja e tij duan të jenë të të gjithë qytetarëve, pa dallime politike. PDK në Skenderaj do të dalë unike nga procesi i brendshëm zgjedhor, porse natyrisht që do të ketë reforma brenda strukturës së degës”, ka thënë burimi i Veriu.info.

Ndryshe, mundësia e formimit të një partie politike nga Bekim Jashari, kishte dalë si opsion në publik pas tentativave të ish kryetarit të Skenderajt dhe kryetarit të degës së PDK-së në këtë qytet, Sami Lushtakut, që t’ia bllokoj zhvillimin e disa proceseve në komunë përmes Kuvendit Komunal.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img