13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Ja çfarë duhet të bëjë Solari për të qëndruar te Real Madrid

Pas fitores së parë në Melilla në Kupën e Mbretit ujërat tani janë më pak të turbullta për Real Madridin.

Reagimi i parë i skuadrës pas shkarkimit të Julen Lopetegui ka ardhur, tashmë me në krye trajnerin e ri, Santiago Solari.

Trajneri argjentinasit i është besuar drejtimi i skuadrës në vetëm dy javë, ashtu siç e parasheh rregulli në futbollin spanjoll, ku një skuadër ka dy javë kohë për të zyrtarizuar trajnerin e ri.

Solari, ka mundësi të mëdha të mbetet trajner i Realit edhe pas kësaj periudhe, nëse gjatë këtyre dy javëve kalon me sukseset testet që ka para tij.

Pas fitores në Kupë, Reali i Solarit tani duhet të reagojë edhe në La Liga, ku përballet me skuadrën e papërshtatshme të Valladolid.

Dy sfidat tjera të Solarit do të jenë edhe ajo e Ligës së Kampionëve kundër Plzen dhe kundër Celta Vigos në Spanjë.

Në rast të sukseseve në këto tri ndeshje, Solarit do t’i besohet drejtimi i timonit të Real Madridit deri në fund të sezonit, ku përveç rikthimit në garë për titull në La Liga, sfidë për të do të jetë edhe mbrojtja e ‘mburojës’ së kampionit të Evropës në Ligën e Kampionëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img