1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Vonohen ligjet për ushtrinë

Pavarësisht paralajmërimeve se këtë vit do të miratohen ligjet për ushtrinë e Kosovës, kjo rrezikon të mos ndodhë për shkak të vonesave që pritet të dalin gjatë shqyrtimit të tyre nëpër komisionet parlamentare

Megjithëse tri projektligjet që mundësojnë transformimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtarak janë miratuar në lexim të parë nga Kuvendi i Kosovës pritet që Kosova të mos bëhet me ushtri gjatë këtij viti, kjo për shkak se paralajmërohen vonesa deri te miratimi i këtyre projektligjeve.

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion thonë se procedurat e shqyrtimit të projektligjeve në komisione, si dhe diskutimi i tyre në debate publike mund të zgjasë deri në dy muaj, prandaj shprehen skeptikë se këto projektligje do të dalin në seancë gjatë këtij viti.

Anëtari i Komisionit për Legjislacion, Sami Kurteshi, është shprehur skeptik se leximi i dytë i Projektligjit për FSK-në mund të shkojë në këtë komision gjatë muajit nëntor.

“Është amendamentimi, diskutimi, debati publik dhe pastaj vjen leximi i dytë, i cili mendoj se vjen brenda e dy-tre muajve”, ka thënë Kurteshi, per Zerin

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img