Në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme, shkruan lajmi.net.
Kjo seancë ka të bëjë me angazhimet e presidentit Hashim Thaçi në përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kjo seancë e jashtëzakonshme është kërkuar nga opozita.