-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dështon seanca ndaj Ramiz Kelmendit

Seanca gjyqësore ndaj deputetit Ramiz Kelmendi  për vjedhje të rrymës, ka dështuar të mbahet sërish.

Kësaj rradhe si pasojë e mungesës së prokurorit të çështjes, Shkelzen Ibrahimi.

Sipas kallxo.com herën e kaluar kishte dështuar mbajtja e seancës gjyqësore për shkak se i akuzuari Ramiz Kelmendi nuk ishte paraqitur në Gjykatë për arsye të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Në janar të këtij viti, Ramiz Kelmendi për kallxo.com kishte kundërshtuar akuzat e ngritura nga Prokuroria me pretendimin se në kohën për të cilën flitet në aktakuzë ai nuk ka pasur përgjegjësi ndaj kompanisë.

Sipas kësaj aktakuze, Kelmendi me qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja të luajtshme që vetit t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme nga data e pavërtetuar e deri më 30 qershor 2011, kompania “Elkos”, në Fushë-Kosovë, e cila është pronë e tij, i kanë shkaktuar dëm KEK- ut në vlerë prej 22.801.19 euro.

Kjo pasi që, sipas Prokurorisë, gjatë një kontrolle të bërë në kompaninë “Elkos” nga punëtorët e KEK-ut, kanë vërejtur se Kelmendi me qëllim të vjedhjes e ka shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar energjinë elektrike.

Në aktakuzë më tej sqarohet se deri tek ky konkludim nga punëtorët e KEK-ut ka ardhur pasi që janë gjetur dy transformatorë të rrymës që kanë qenë jashtë matjes, derisa një përçues ishte shkëputur nga lidhja.

Si rrjedhojë, Prokuroria pretendon se përmes këtyre veprimeve dy të tretat (2/3) e energjisë elektrike nuk ishte regjistruar, me ç‘rast edhe e akuzon Kelmendin me veprën penale të vjedhjes së rëndë.

Kelmendi ishte deklaruar i pafajshëm për akuzën e cila i vihet në barrë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img