Kjo seancë është caktuar pas kërkesës së partisë opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.
Shefi i deputetëve i partisë më të madhe opozitare në vend, Avdullah Hoti, ka thënë për “Zërin” se qëllimi i seancës së jashtëzakonshme është që të vendosen vijat e kuqe në dialog me Serbinë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dje është shprehur optimist se Kosova është në rrugë të mbarë sa i përket arritjes së një dakordimi të gjerë mes spektrit politik lidhur me çështjen e dialogut.
Ai pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë së Kuvendit ka thënë se duhet të punohet me qëllim që të krijohet një platformë nacionale për këtë çështje.