4.7 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Veseli kërkon përgjegjësi për mbrojtjen e territorit

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, tha se Kuvendi do të mbajë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me kërkesën e 42 deputetëve për debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit Hashim Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun në me Serbinë.

Veseli ka thirrur për përgjegjësi në mbrojtje të territorit nga të gjithë, duke kërkuar respektivisht nga opozita që t’i lënë anash inatet, ngase sipas tij, kundërshtar të vetëm Kosova e ka Serbinë.

Këto komente i bëri kur bashkë me udhëheqësit e Agjencisë Pyjore të Kosovës, ka marrë pjesë në aksionin për pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura në fshatin Llashticë të Gjilanit.

“Sot do të procedojmë, do të ketë seancë të jashtëzakonshme, thërras për ndërgjegje dhe përgjegjësi për mbrojtje të territorit”.

“Ne kemi aktualisht vetëm një kundërshtar ajo është Serbia, nuk duhet të gjejmë kundërshtar mes vete. Besoj se do t’i kalojnë inatet edhe kolegët e opozitës”.

“Kosova ka nevojë për ambient më të pastër. Kosova në raport me vendet e BE-së ka një situatë të mirë me pyetje. Çka na shytës është hedhja e mbeturinave”.

“Hedhja e mbeturinave interteve është e papranueshme, le të mundohet ta hedhin madje jo gjithkund, mos të shkatërrohet ambienti. Ta ruajmë jetën tonë. Është kulturë e vendit tonë. Mbi 50% duhet të arrijmë pyllëzim”.

Ahmit Zejnullahu, kryeshef ekzekutiv Agjencisë pyjore të Kosovës, tha se këtë vit planifikohen se 300 hektarë do të pyllëzohen, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, pyllëzimi i 50% të sipërfaqes do të mund të arrihet brenda 10 deri në 15 vitet e ardhshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img