3.1 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Konsensusi, zgjidhja e vetme për dialogun me Serbinë

Prandaj e vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo situatë sipas njohësve të rrethanave politike mbetet arritja e një konsensusi mes partive e institucioneve të Kosovës.

Spektri politik në Kosovë po vazhdon të mos bjerë në ujdi rreth procesit të dialogut Kosovë – Serbi, ndonëse tash e katër muaj ka nisur zyrtarisht etapa përmbyllëse e këtij procesi.

Përpos opozitës, e cila në vazhdimësi po e kundërshton mënyrën se si është duke vajtur dialogu, as kryeministri Ramush Haradinaj e as kryeparlamentari Kadri Veseli nuk po ia dalin ta gjejnë një gjuhë të përbashkët me presidentin Hashim Thaçi, i cili është duke e përfaqësuar Kosovën në negociatat me Serbinë, shkruan Zëri”.

Përkundrazi, ndonëse kreu i shtetit po pretendon të arrijë korrigjim të kufirit Kosovë – Serbi, shefi i Qeverisë sërish ka deklaruar dje se askush nuk guxon të flasë mbi çështjen e kufijve.

Prandaj e vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo situatë sipas njohësve të rrethanave politike mbetet arritja e një konsensusi mes partive e institucioneve të Kosovës.

Pavarësisht kësaj, zyrtarë nga opozita mbeten skeptikë nëse mund të arrihet një dakordim i gjerë rreth bisedimeve me Serbinë. Ndaj sipas tyre, zgjidhja e vetme për të dalë nga ky “qorrsokak” mbeten zgjedhjet e parakohshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img