1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: S’do të ketë dialog Kosovë – Serbi në Paris

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një prononcim për media tha se Kosova do të marrë pjesë në konferencën e Paqes në Paris, por aty nuk do të ketë dialog Kosovë – Serbi.

“Natyrisht se Kosova do të marrë pjesë sikur të tjerët në këtë konferencë të thirrur nga presidenti francez Macron. Kjo është një mundësi e mirë e promovimit të shtetit të Kosovës tek vendet që se kanë njohur Kosovën, por po e them se aty nuk do të ketë dialog Kosovë – Serbi por vetëm mundësi të afirmimit të shtetit”, tha ai.

Ai po ashtu ftoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta tejkalojnë çështjen e dialogut.

“Kuvendi duhet t’i kryejë punët e veta, presidenti punët e veta, spektri politik duhet ta tejkalojë këtë çështje”, shtoi Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img