Një person i dyshuar për shkaqe të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës.
I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.
Hetimet në lidhje me këtë rast, që është cilësuar si vrasje në tentativë ende janë duke vazhduar.