5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Daçiq reagon ndaj deputetit gjerman pasi ia kujtoi Serbisë kushtin e BE-së

Deputeti gjerman, Peter Beyer, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ia kishte rikujtuar Serbisë kushtin e BE-së për anëtarësimin e saj.

Deputeti i parlamentit të Gjermanisë, Peter Beyer, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë deklaroi se Serbia nuk mund të jetë anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

Kjo deklaratë e tillë ka ngjallur reagime në Serbi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk mund të shkelë Kushtetutën e saj dhe ta njohë Kosovën, mirëpo, sipas tij, deklaratat e deputetit gjerman Peter Beyer duhet të merret seriozisht pasi siç u shpreh ai, ky deputet është zyrtar i partisë së kancelares Angela Merkel.

“Sinjalet nga disa vende kyçe perëndimore, dhe mbi të gjitha nga Shtetet e Bashkuara, të cilat deri më tani kanë qëndruar fort në pozicionet për pavarësinë e Kosovës, na japin të drejtën për të luftuar, duke respektuar realitetin në terren, por edhe krijimin e marrëdhënieve ndërkombëtare”, deklaroi Daçiq për “Vreçenje Novosti”, transmeton Lajmi.net.

Kujtojmë se në lidhje me deklaratat e deputetit të Bundestagut gjerman, Peter Beyer kishte reaguar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila kishte thënë se deklaratat e Beyer nuk janë qëndrime zyrtare të Gjermanisë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img