Sipas Veselit, aty është diskutuar për stabilitetin makro-fiskal të Kosovës dhe për Buxhetin e vitit 2019.
“Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkan që ka një borxh publik shumë të ulët, me një rritje ekonomike stabile dhe me një planifikim buxhetor i cili siguron stabilitet për institucionet publike dhe stimulon sektorin privat”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Me delegacionin nga Fondi Monetar Ndërkombëtar diskutuam sot për stabilitetin makro-fiskal të Kosovës dhe për Buxhetin e vitit 2019.
Ky buxhet është real, i balancuar dhe i fokusuar kryesisht në investime kapitale dhe në zhvillim të vendit.
Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkan që ka një borxh publik shumë të ulët, me një rritje ekonomike stabile dhe me një planifikim buxhetor i cili siguron stabilitet për institucionet publike dhe stimulon sektorin privat.
Viti i ardhshëm do të jetë vit i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, i shumë projekteve të mëdha në të mirë të qytetarëve dhe i hapjes së vendeve të reja të punës në sektorin privat.