2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

FSK-ja dhuroi mbi 500 doza gjak

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës dje përfundoi aksioni humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut, me moton: “Një pikë gjak, për shpëtimin e një jete”.
Aksioni u zhvillua me miratimin e ministrit Haki Demolli dhe komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe u organizua nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak  dhe Departamenti i Mjekësisë i MFSK-së, dhe u realizua nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut të Kosovës dhe nga Kompania Mjekësisë e FSK-së.
Aksioni për dhurimin e gjakut ka filluar më 16 gusht në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ka vazhduar deri më 31 gusht, dhe u realizua  në të gjitha njësitet e FSK-së.
Edhe përkundër kohës së pushimeve vjetore pjesëtarët e FSK-së dhe shërbyesit civilë në MFSK-në dhe FSK iu përgjigjen aksionit vullnetar për dhurimin e gjakut në të gjitha njësitet e saj, ku përgjatë dhjetë ditëve, për aq sa vazhdoi aksioni, u grumbulluan mbi 540 doza gjak.
“FSK-ja tashmë ka bërë traditë organizimin e aksioneve për dhurimin e gjakut në nivel vendi, duke qenë njëherësh edhe donatori kryesor i saj, dy herë brenda vitit”,- tha drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në MFSK, z. Harjush Kurtaj.
Ndërsa, mjekja dr. Kymetane Bela, e cila e udhëhoqi aksionin humanitar, u shpreh  mjaft e  kënaqur me përkrahjen e pjesëtarëve të FSK-së dhe stafit civil të MFSK-së gjatë këtij aksioni.
Vlen të përmendet se pjesëtarët e FSK-së gjatë dy aksioneve të këtij viti, aksioni të shkurtit dhe atij të gushtit, kanë dhuruar mbi 1240 doza gjak për nevojat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img