13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti Thaçi distancohet nga rasti i përleshjes fizike të vëllait të tij me dy persona tjerë

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pasi vëllai i tij Gani Thaci ka sulmuar dy persona në Byronë Kosovare të Sigurimit.

Presidenti është distancuar publikisht nga sulmi që bëri vëllai i tij.

Thaçi ka shkruar se të qenit familjar i tij, nuk i jep lirinë Gani Thaçit që të veproj kundërligjshëm.

Shkrimi i plotë i Presidentit:

Jam njoftuar për përfshirjen e vëllait tim në një përleshje sporadike fizike. Asnjëherë nuk do ta arsyetoj asnjë veprim të kundërligjshëm të askujt, aq më tepër në një rast si ky. Të qenit familjar i një zyrtari të lartë nuk nënkupton imunitet dhe amnisti për askënd. Përkundrazi. Përgjegjësia është individuale. I ftoj organet e rendit që ta trajtojnë rastin në përputhje me ligjin. Vetëm kështu ndërtojmë shtet ligjor, në të cilin të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe drejtësisë. HTH

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img