Kështu tha ndër të tjera, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në hapje të zgjedhjeve të brendshme në degën e PDK-së në Skënderaj.
Ai tha se zgjedhjet në PDK janë një reformë që do ta transformojnë edhe Kosovën, ashtu siç kanë ndodhur edhe më herët transformime në Kosovë, me qeverisjen e PDK-së.
“Zgjedhjet në PDK nuk janë garë mes nesh. Por jane zhvillim, reformim dhe integrime sepse vetëm PDK është garancë e këtyre”, tha kryetari Veseli.
Ai shtoi se me Dekadën e Re do të ketë një fokus të veçantë në ekonomi, në politika qe zhvillojnë sektorin privat, për të hapur vende të reja pune, prodhim dhe inovacion.
Ai theksoi se në Skënderaj me qeverisjen e PDK-së dhe kryetarit Lushtaku ka pasur ndryshime të mëdha dhe banorët e kësaj ane e dinë se PDK është subjekti që i sjell ndryshimet e mëdha.
“Andaj, të bashkuar do të vazhdojmë për të quar Kosovën përpara”, tha Veseli.
Kryetari i degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku tha se do të ketë një garë shumë të hapur dhe do të shtohen idetë dhe kuadrot e reja qe do ta zhvillojnë edhe më shumë qytetin e Skënderajt dhe Kosovën.