Liverpooli i rikthehet netëve evropiane në Champions League në shtëpi për ta pritur Crvena Zvezdën sonte pas asaj humbje nga Napoli.
”Të Kuqtë” e filluan aventurën evropiane me një fitore dramatike, 3-2 ndaj Paris Saint-Germain para se të pësonin humbje nga Napoli.
Crvena Zvezda, nga ana tjetër, ka fituar një pikë në ndeshjen e parë, para se të ”demolohej” nga Paris Saint-Germain me rezultat, 6-1 – një ndeshje e cila është duke u hetuar për trukim.
Skuadra nga Beogradi është mysafir i Liverpoolit sonte në ”Anfield” me fillim nga ora, 21:00.
Forma e fundit:
Liverpooli u rikthye nga një ecuri pa fitore në katër ndeshje në të gjitha garat me një fitore, 0-1 në Huddersfield Town, pas golit të shënuar nga Mohamed Salah.
Ky rezultat e vendosë Liverpoolin baras me pikë me liderin, Manchester City në renditjen tabelare në Premiern League.
Nga ana tjetër, Crvena Zvezda është lider i Superligës serbe, teksa të shtunën në mbrëmje e mposhti FK Rad me rezultat, 3-1.
Përballja klasike:
Liverpool 1-2 Crvena Zvezda – 1973/74 Kupa Evropiane
Zvezda u bë skuadra e parë që e mposhti Liverpoolin në një garë evropiane në ”Anfield” – rekord që nuk u përsëritë deri pas 18 vitesh.
Kjo fitore e Zvezdës ndaj Liverpoolit erdhi në fazën e 1/16-tës në sezonin, 1973/74, kur serbët i fituan të dyja ndeshjet ndaj ”Të Kuqve” për t’u kualifikuar në çerekfinale.
Përballja kruciale:
Mohamed Salah vs. Milan Rodic
Pasi u përballë me disa prej sulmuesve më të mirë në Evropë – me Jose Callejon, Neymar dhe Kylian Mbappe, as sonte nuk do të jetë lehtë për Rodic, i cili do të përballet me Salah.
Egjiptiani shënoi golin e katërt të këtij sezoni në fundjavë dhe do ta synojë sonte golin e parë në Champions League për sezonin, 2018/19.
Sulmuesi shënoi 10 gola në sezonin e kaluar në Champions League dhe është në presion për t’i vazhduar paraqitjet e sezonit të kaluar që e dërguan Liverpoolin në finale.
Dhe Rodic mund të luajë rol krucial sonte. Reprezentuesi serb, 27-vjeçar është përballur më parë me Liverpoolin – në sezonin 2012/13 – kur Luis Suarez shënoi dy-golësh në fitoren, 3-1 në ”Anfield”.
Të rejat nga skuadrat:
Kapiteni, Jordan Henderson nuk është në dispozicion për ndeshjen e sontme pas një lëndimi në këmbë. Mesfushori u largua nga loja në ndeshjen ndaj Huddersfieldit dhe dje është konfirmuar mungesa e tij, teksa edhe Naby Keita mungon sonte.
Sadio Mane është rikthyer në stërvitje pasi mungoi në ndeshjen e fundit për shkak të lëndimit në dorë dhe pritet të luajë sonte, por vetëm nga banka rezervë.
Nga ana tjetër, edhe Zvezda ka shqetësime me lëndime, derisa mbrojtësi i djathtë, Filip Stojkovic do të mungojë, teksa kapiteni, Vujadin Savic mund të rikthehet sonte nga minuta e parë.
Formacionet e mundshme:
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Milner, Wijnaldum; Salah, Firmino, Shaqiri
Crvena Zvezda: Borjan; Sumaila, Degenek, Babic, Rodic; Ebecilio, Jovicic, Ben, Krsticic, Marin; Boakye.
Parashikimi:
Ndeshjet e Champions Leagues në ”Anfield” janë netë për t’i mbajtur mend, pasi Liverpooli sjellë gjithnjë kualitetin e duhur në fushën e lojës, derisa edhe atmosfera në tribuna nga tifozët është elektrizuese.
Klopp synon vetëm fitore sonte, dhe është favorit absolut ndaj skuadrës serbe.
Parashikimi: Liverpool 3-0 Crvena Zvezda.