9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Lekaj flet Themelimin e Këshillit për Siguri të Trafikut

Numri i madh i aksidenteve në komunikacion, ka bërë që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa në këtë drejtim, duke themeluar kështu Këshillin e Sigurisë së Trafikut Rrugor.

Në përbërje të këtij Këshilli janë: Ministri i Infrastrukturës- kryesues, Ministri i Punëve të Brendshme – anëtar, Ministri i Drejtësisë – anëtar, Ministri i Shëndetësisë – anëtar, Ministri i Shëndetësisë – anëtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë – anëtar, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – anëtar, Kryesuesi i Asociacionit të Komunave – anëtar; dhe një përfaqësues i Zyrës së Kryeministrit – anëtar.

I pari i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se ky Këshill do të angazhohet sipas kompetencave për rritjen e sigurisë rrugore, duke shpresuar se puna e tyre do ndikojë në uljen e aksidenteve në vendin tonë.

“Qeveria i dha sot dritën e gjelbër themelimit të Këshillit për Siguri të Trafikut Rrugor. Këshilli ndër të tjera, do të angazhohet sipas kompetencave, për rritjen e sigurisë rrugore, zhvillimin dhe implementimin e politikave në fushën e sigurisë rrugore, ngritjen e vetëdijes publike për çështjen e sigurisë rrugore nëpërmjet fushatave të përhershme promovuese, koordinimin e punës së të gjitha subjekteve të cilat janë të përfshira në promovimin e sigurisë se trafikut rrugor.”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline. Sipas tij, i gjithë ky angazhim do të ndikojë që të ketë sa më pak aksidente dhe humbje të jetëve të njerëzve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img