Ndeshja e vlefshme për xhiron e tretë në grupin H në Ligën e Kampionëve u vendos me një gol të shënuar në pjesën e parë nga sulmuesi Paulo Dybala.
Kjo përballje përveç epitetit të derbit, ishte e speciale për Cristiano Ronaldon dhe Paul Pogban, që kanë veshur fanellat e të dy skuadrave.
Por, asnjëri nga këta të dy, nuk arriti të regjistrohet në listën e golashënuesve në këtë sfidë.
Ishte Paulo Dybala që shënoi golin e vetëm të kësaj ndeshje, dhe të tre pikëve për Juventusin.
24 vjeçari shënoi në minutën e 17’ të ndeshjes, pas një tollovie në zonën e Unitedit.
Me këtë fitore, Juventusi renditet në vendin e parë në grupin H, me nëntë pikë të grumbulluara, ndërsa United me katër pikë mbetet në vendin e dytë.