Haziri ka thënë se partia e Albin Kurtit duhet ta harrojë partneritetin me LDK-në, pa ndryshuar mendim për ish-presidentin Ibrahim Rugova.
“Për lidershipin e Vetëvendosjes, Ibrahim Rugova ka qenë krye tradhtari i Kosovës. Na nuk harrojmë. Nëse kanë ndryshu diçka sa i përket figures së liderit tonë historik dhe themeluesit të Republikës, këtu jemi. Mund t’i diskutojmë me organet tona partiake. Përndryshe, le ta harrojnë që mund të bëjnë partneritet me LDK’në”, ka shkruar Haziri.
Së fundi ka pasur një takim në mes të krerëve të dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa u takuan duke krijuar zëra pozitiv se mund të ketë koalicion të këtyre partive opozitare për zgjedhjet e ardhshme.