2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Çavusoglu: FETO mund të bëjë akt “terrorist” edhe në Kosovë, na i ktheni puçistët

Ministri i Jashtëm i Turqisë ka thënë që kosovarët nuk duhet t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat e FETO-s pasi ajo është organizatë terroriste.

Ai po ashtu ka porositur që t’i kthehn Turqisë edhe persona të tjerët të cilët kanë mundur të jenë përfshirë në tentim-puçin e fundit në Turqi.

“Shkolloni fëmijët në institucionet e TIKA-s. Mos lejoni që fëmijët të anëtarësohen në shkollat terroriste të FETO-s sepse ata janë organizatë terroriste dhe mund të kryejnë akt terrorist edhe në Kosovë pas atij në Turqi. Dorëzonani pata që janë përfshirë në tentim-puçin e fundit sepse edhe ne do t’jua dorëzonim”, ka thënë Çavusoglu.

Ai po ashtu ka thënë se Turqia po punon në drejtim të anëtarësimit të Kosovës në organizata evropiane e euro-atlantike dhe se do të vazhdojmë me ndihma e marrëveshje në ekonomi e arsim.

Ndërkohë edhe ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, e ka falënderuar Çavusoglun dhe ka thënë se janë dakorduar që të vazhdohet bashkëpunimi e të nënshkruhen marrëveshje në shumë fusha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img