FIFA ka konfirmuar se është duke shqyrtuar kërkesa të futbollistëve që kanë kërkuar të luajnë për Kosovën, ani pse më herët shumë nga ta kanë luajtur për shtete tjera.
“Aplikimet e ndryshme aktualisht janë në pritje të shqyrtimit dhe po hetohen. Me to po merret Komisioni për Statusin e Futbollistëve. Si rrjedhojë, nuk jemi në gjendje që të komentojmë më tej në këtë çështje. Rrethanat specifike të çështjes në fjalë që kanë të bëjnë me pranimin e një anëtari të ri në FIFA dhe futbollistët potencialisht të pranueshëm për të, duket se nuk janë të rregulluara saktësisht me statutin e FIFA-s” thuhet nga FIFA.