12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Bie numri i kosovarëve pjesëmarrës në luftrat në Siri e Irak

Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë, të mërkurën prezantoi raportin me titullin ”Përtej shkaktarëve: Rreziqet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”.

Në raport u tha se numri i qytetarëve kosovarë që kanë udhëtuar në Siri e Irak ka rënë në mënyrë drastike. Që nga viti 2016 nuk është raportuar asnjë rast i qytetarëve të Kosovës që ka udhëtuar për Siri e Irak si pjesë e organizatës terroriste.

Më tej është theksuar se sfidë tjetër mbetet diaspora e Kosovës ku rreth 20% e 400 luftëtarëve të huaj me origjinë nga Kosova kanë lindur ose rritur si brez i dytë ose i tretë i emigrantëve në shtetet e Europës Perëndimore. Këta individë ishin ndër luftëtarët e huaj më ekstrem.

Veç kësaj 190 qytetarë të Kosovës mbeten ende në Siri e Irak. Një rol të madh në mos-shkuarjen e kosovarëve në këto vende e ka luajtur edhe Policia e Kosovës me punën e tyre në pikat kufitare, njofton Klan Kosova.

Me shkatërrimin e grupit të ashtuquajtur Shteti Islamik, e kanë ndërruar strategjinë duke sulmuar në vendet europiane.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img