7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Trump: Mos të nxitojmë për të fajësuar Arabinë për zhdukjen e gazetarit

Donald Trump kërkon që të mos ketë një fajësim të nxituar të Arabisë Saudite për zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Presidenti amerikan Donald Trump kërkon që të mos ketë një fajësim të nxituar të Arabisë Saudite për zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë sqaroi në Twitter se kishte folur në telefon me Princin saudit të Kurorës dhe se ai e ka mohuar tërësisht të ketë qenë në dijeni të asaj çfarë ndodhi brenda konsullatës në Stamboll.

Komentet e Trumpit vijnë pas bisedimeve që Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pati në Rijad me Mbretin Salman dhe Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, i konsideruar udhëheqësi “de facto” i vendit. Fokusi i takimeve ka qenë pikërisht zhdukja gati dy javë më parë e Khashoggit, i cili hyri në ndërtesë, por nuk doli më kurrë prej andej.

Trump nënvizoi se gjatë bisedës telefonike, princi e ka informuar mbi nisjen e menjëhershme të një hetimi mbi ngjarjen e rëndë. Përgjigjja, sipas Presidentit amerikan, do të vijë së shpejti.

Sauditët kanë hedhur poshtë pretendimet e Turqisë se ishin agjentët e mbretërisë ata që vranë Khashoggin brenda konsullatës më 2 tetor, por Departamenti i Shtetit nuk tha se çfarë i deklaruan Sekretarit Pompeo monarku dhe trashëgimtari i fronit në takimet private.

Deri tani nuk ka patur deklarata për fatin e gazetarit të zhdukur, megjithëse, sipas raporteve në disa media amerikane, përfshirë CNN, Arabia Saudite po përgatitet të pranojë se 60-vjeçari u vra pasi hyri në konsullatë, duke ia faturuar vdekjen marrjes së tij në pyetje që shkoi keq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img