Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj e ka shkruar drejtorin e deritanishëm të një prej drejtorive më të rëndësishme në këtë institucion, atë të krimeve Ekonomike.
Sahiti në dhjetor të vitit 2017 bashkë me kolegun e tij, Avni Berishën ishin përfshirë në rrahjen e menaxherit të Telekomit Agron Mustafës në qendër të Prishtinës.
Ai ishte kursyer nga drejtori i atëhershëm i policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, për ta suspenduar, siç kishte bërë me policin Avni Berishën.
Lajmi.net ka provuar të marr edhe një përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës, por nuk kanë qenë të qasshëm.