11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

OFTK organizon për herë të parë Kongresin e I-rë Ndërkombëtar të Fizioterapisë në Kosovë

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës ka njoftuar se për herë të parë në Kosovë po organizohet Kongresi i I-rë Ndërkombëtar i Fizioterapisë në Kosovë i cili do të mbahet më 19-20 Tetor 2018.

Në këtë njoftim jepen edhe informatat  se si të aplikohet për pjesëmarrje të cilat mund t’i shihni si më poshtë:

Të nderuar kolegë Fizioterapeut dhe profesionist të tjerë shëndetësor, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës për herë të parë në Kosovë organizon Kongresin e I-rë Ndërkombëtar të Fizioterapisë në Kosovë i cili do të mbahet më 19-20 Tetor 2018 në Hotel “EMERALD”, Magjistralja Prishtinë-Shkup.

Ju njoftojmë që mund të aplikoni online në faqen e OFTK-së në rubrikën Regjistrimi për Kongres, http://oftk.org/index.php?page1=aplication, ndërsa ata të cilët do të prezentojnë punim shkencor përveç regjistrimit online duhet ta dërgojnë abstraktin e punimit në adresën abstrakt.oftk@gmail.com.

Për pjesëmarrësit pasiv që nuk keni punim shkencor në kuadër të rubrikës Regjistrimi për Kongres në vende ku janë për tu plotësuar (CO AUTORET, TITULLI I PUNIMIT, ABSTRAKTI I PUNIMIT), vetëm të shënoni ndonjë shenjë (pikësimi,shkronjë etj) që aplikimi të kryhet me sukses.

Pas aplikimit online ju duhet ta bëni pagesën për Kongres në llogarinë e Kongresit:

17-01-0169000004.93 NLB Banka

Pagesa për pjesëmarrjen në Kongres bëhet si në vijim:

Anëtarët OFTK-së 10 euro

Jo anëtarët e OFTK-së 20 euro

Studentët 10 euro

Sipas vlerësimit të Komisionit për EVP pranë OFTK-së, pjesëmarrja në Kongres vlerësohet me pikë kredituese:

1. Për pjesëmarrje aktive 20 pikë

2. Për pjesëmarrje pasive 15 pikë

Për të gjitha gjitha informatat e tjera rreth Kongresit vizitoni faqen zyrtare të OFTK-së http://oftk.org/index.php?page1=welcome.

Ju lutemi të shpërndani postimin për informim më të mirë të kolegëve.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img