3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti i Lazios – Strakoshës: Ju mposhti Interi dhe vini këtu për të kërkuar rritje page?

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, nuk e ka pritur aspak mirë kërkesën e bërë nga portieri shqiptar Thomas Strakosha dhe fantazisti spanjoll, Luis Alberto, për t’i rinovuar kontratat me bardhekaltrit.

Të dy futbollistët mësohet se kanë shkuar në zyrën e numrit 1 të skuadrës bardhekaltër dhe kanë kërkuar rinovimin, me përmirësim të ndjeshëm të termave financiare, por kanë hasur në kundërshtinë e Lotitos.

“Ju mposhti Interi në ndeshjen e fundit dhe vini këtu për të kërkuar më shumë para”, mësohet të ketë thënë presidenti Lotito, në përballjen me dy futbollistët e skuadrës së tij, duke iu referuar ndeshjes së fundit të kampionatit, më 20 maj.

Në atë takim Lazio u mposht me përmbysje 2-3 nga Interi, duke mbetur jashtë zonës Champions dhe normalist duke arkëtuar shumë më pak para, gjë që duket se Lotito vijon ta vuajë, ndonëse kanë kaluar disa muaj.

Mediat pranë klubit bardhekaltër raportojnë se vetëm Ciro Immobile dhe Sergei Milinkoviç-Saviç kanë arritur të rinovojnë pa polemika kontratat e tyre me klubin e Lazios, duke qenë se janë dy liderët dhe protagonistët e suksesit të skuadrës./SS/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img