1.9 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Mblidhet LDK-ja, Veliu thotë se po bëhen gati për zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është duke mbajtur takim me kryetarët e degëve të partisë së tij.

Me këtë rast para medieve ka folur i pari i Podujevës njëherit nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu. Ai ka treguar për çështjet që do të bisedohen në këtë mbledhje.

“Kjo mbledhje është në funksion të LDK-së, ku do të bisedojmë për dialogun me Serbinë dhe çështjet e tjera në interes të vendit, por edhe për ngritjen e LDK-së për zgjedhjet e parakohshme që nuk janë larg”, tha Veliu.

Ai shtoi tutje se do të bisedojnë gjithashtu edhe për rrëzimin e qeverisë.

‘Ne po punojmë me subjektet opozitare, por edhe deputetë brenda koalicionit që t’i bëjmë numrat e nevojshëm për mocionin e rrëzimit të qeverisë sepse kjo qeveri e ka humbur ligjitimitetin’.

Ndërsa i pyetur nëse i kanë numrat, Veliu nuk dha ndonjë përgjigje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img