Nëse nuk i kanë harruar, atëherë ata vetëm po bëjnë “lojë politike” për të minimizuar rolin e liderëve të tjerë opozitarë.
Thaçi dhe Haradinaj janë parë sot shumë të relaksuar në promovimin e librit të ri të Nexhat Dacit “Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës”.
Madje, kohë pas kohe edhe duke qeshur me njëri-tjetrin.
Pas përfundimit të promovimit, Thaçi, Haradinaj, Pacolli dhe Daci kanë pirë edhe kafe së bashku në zyrën e këtij të fundit në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.