7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Ministrat e BE-së miratojnë sanksione të reja kundër përdorimit të armëve kimike

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar sanksione të reja, të cilat shënjestrojnë personat që përdorin armë kimike në gjithë botën.

Vendimi i 15 tetorit, do t’i lejojë Bashkimit Evropian të ngrijë asetet dhe të refuzojë vizat për personat dhe subjektet që zhvillojnë dhe përdorin armët kimike, pavarësisht kombësisë dhe vendit ku janë.

Individët dhe subjektet e BE-së, po ashtu nuk kanë të drejtë të financojnë personat që përfshihen në këtë listë.

Ky hap vjen pas përdorimit të shpeshtë të armëve kimike nga presidenti sirian, Bashar al-Assad në Siri, si dhe helmimi i agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në qytetin britanik, Sallsbëri në muajin mars.

Për helmim të Skripalëve, Londra ka fajësuar Qeverinë Ruse, ndërsa kjo e fundit ka mohuar përfshirjen në këtë incident.

Përveç miratimit të sanksioneve, autoritetet kanë njoftuar edhe se janë duke punuar në listimin e personave në regjimin e ri.

Sipas një draft-dokumenti të parë nga Radio Evropa e Lirë, që do të shqyrtohet në Samitin Evropian më 18 tetor në Bruksel, liderët evropianë “do të synojnë që të fillojë zbatimi i sanksioneve për personat dhe subjektet e listuara”.

Në këtë samit, pritet të diskutohet edhe mundësia e krijimit të një regjimit të ri sanksionesh që do të luftojë sulmet kiberbetike, pas akuzave të autoriteteve britanike dhe atyre holandeze këtë muaj, se agjentët rusë kanë tentuar të hakojnë Organizatën për Ndalimin e Armëvë Kimike në muajin prill.

Në këtë dokument po ashtu kërkohet që “në mënyrë që të fuqizohet rezistenca e BE-së kundër sulmeve kibernetike, negociatat për të gjitha propozimet rreth sigurisë kibernetike duhet të kryhen para se të përfundojë legjislatura”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img