Granit Xhaka është kthyer në një pikë referimi te skuadra e Arsenalit që prej transferimit të tij të bujshëm në Londër, por brenda pak muajsh, një tjetër lojtar shqiptar me të njëjtin mbiemër mund të debutojë në premier ligën angleze.
Mesfushori i përfaqësueses kuqezi, Taulant Xhaka ka hyrë në kontakte me Newcastle për një kalim potencial në merkaton e janarit.
Raportohet se transferimi i mundshëm i një lojtari si Xhaka do rriste efikasitetin në mesfushën e bardhezinjve.
Trajneri i njohur Rafael benitez i ka kërkuar pronarit Mike Ashley që të finalizojë operacionin me një kosto krejtësisht të përballueshme. Skuadra që është pagëzuar me pseudonimin “Qymyrxhinjtë”, e vlerëson Taulant Xhakën rreth 3 milionë Euro, shifër që do ta përfitojë Bazel në rast shitje.
Nëse finalizohet tratativa, Taulant Xhaka do të kalojë në të njëjtin kampionat si vëllai i tij Granit Xhaka, lojtar që militon me përfaqësuesen e Zvicrës.