Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një fotografie ka bërë të ditur se Flamuri i Kosovës është vendosur pranë flamujve të tjerë të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë.
Sipas Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Republika e Kosovës është në rrugën e duhur të faktorizimit dhe fuqizimit ndërkombëtar.
“Flamuri i Kosovës u vendos me krenari në Armeni përkrah famujve të tjerë të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë. Republika e Kosovës është në rrugën e duhur të faktorizimit dhe fuqizimit ndërkombëtar”, ka shkruar Pacolli.