1.6 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli flet për qëndrimin e anëtarit të presidencës së Bosnje Hercegovinës për njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashme, Behxhet Pacolli ka komentuar qëndrimin e anatrit të presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zeljko Kosiç në lidhje me njohjen e Kosovës.

‘Është për tu përshendetur qëndrimi transparent i anëtarit të presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zeljko Komsiç, në lidhje me njohjen, ndonse qëndrim i tij individual. Republika e Kosovës, qytetarët dhe lidershipi i saj, njohin fakin se ekziston një vullnet i fuqishëm politik i shumicës qytetare dhe konstituive në Bosnje dhe Hercegovinë në lidhje me nevojën për njohje dhe për partneritet mes dy vendeve tona’, ka shkruar Pacolli në një postim në facebook.

Pacolli ka shtuar se ky vullnet për njohjen nuk po mund të përkthehet në qëndrim të brendshëm konstitucional dhe as në akt formal të njohjes së Bosnje e Hercegovinës për Republikën e Kosovës.

‘Qëndrimi i Komsiç është edhe pragmatik, sepse aspirata e shumicës së vendeve dhe qytetarëve në Ballkanin Perendimor është për integrim dhe bashkëpunim, edhe pse kjo hera herës pengohet e ngadalësohet nga kundërpeshat destruktive politike e juridike nga ata që kanë pasur dhe ende kanë probleme me pranimin e realitetit të ri bashkëkohor’ ka përfunduar Pacolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img