11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

“Të diplomuarit në Master, u ligjërojnë studentëve të Master-it në UP”

Sot para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka prezantuar analizën e bartjes së lëndëve nga stafi akademik pa titull të profesorit në UP.

Nga “Analiza e Mbajtjes së Ligjëratave nga Stafi Pa Titull Akademik të Profesorit në Universitetin e Prishtinës” rezulton se 177 persona ligjërojnë lëndë për të cilat nuk janë të thirrur t’i mbajnë dhe 18 prej tyre që ligjërojnë në studimet master kanë vetëm gradën shkencore master.

Autori i analizës nga ORCA, Gramos Buçinca tha se 177 persona në UP mbajnë 544 lëndë për të cilat nuk e kanë thirrjen e duhur akademik për t’i ligjëruar, pra nuk janë profesor.

Ai tregoi që 76 prej këtyre personave kanë vetëm gradën shkencore të masterit.
“103 asistentë ligjërojnë 308 lëndë duke e ditur që detyra e asistentit është të mbajë ushtrime dhe të asistoj në punë të tjera akademike. Universiteti i Prishtinës ka angazhuar 18 persona me gradë shkencore të masterit, në mbajtjen e 34 ligjëratave në nivelin e studimeve master. Pra masteri, ligjëron në master.”, deklaroi Buçinca.

Sipas autorit të kësaj analize, UP-ja duhet të ndalojë me improvizimet me burime njerëzore dhe kërkoi që të angazhohen persona me kompetencë dhe kredibilitetin e duhur akademik.

“UP-ja vazhdon ta mbingarkojë stafin akademik me orë shtesë dhe me mbivendosje të pozitave, asistenti i një lënde është i angazhuar si bashkëpunëtor i jashtëm për ligjërata në një lëndë tjetër, që minon seriozisht aftësinë e tyre në mësimdhënie dhe vlerësim efektiv.”, përfundoi ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img