8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Dinamika e Pacollit, mbi 70 takime dhe shumë punë brenda pak ditëve

Republika e Kosovës nuk ka pasur asnjëherë Ministër të Punëve të Jashtme për punën e të cilit është diskutuar gjerësisht. Duket që kjo është rezultat edhe i sukseseve drejt të cilave Zëvendëskryeministri Pacolli është duke ecur pa e kthyer kokën prapa dhe pa i kushtuar ndonjë rëndësi të madhe të asaj çfarë ai e quan kriticizëm pa bazë . Gjatë kësaj periudhe të qeverisjes, Zëvendëskryeministrin i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, ka vizituar pothuaj secilën qendër dhe secilin cep të botë.

Gjatë muajit shtator, Pacolli qëndroi për më shumë se dhjetë ditë në New York, në punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (ang. UNGA), siç është transmetuar zyrtarisht, ka arritur të realizojë mbi 70 takime.

Kryeministri Haradinaj, në një intervistë të tij, ka thënë së ka qenë jashtëzakonisht i impresionuar me dinamizmin e Pacollit në UNGA, madje me respekt e pohoi se atë çfarë ka bërë Pacolli nuk do të mund ta bënte dikush tjetër, edhe për faktin se për një qasje të tillë dinamike kërkohet përvoje.

Në anën tjetër, kritikët kujdestar, nga opozita apo të tjerë, në mungesë të argumenteve për të kritikuar punën e Pacollit, kanë përmendur sekuenca të paraqitjes së tij në publik, momente për të cilat ata vlerësojnë nuk janë përcjellë me kujdes maksimal. Por nga çfarë është diskutuar në publik në lidhje me formatin dhe organizimin e takimeve në UNGA, duket se kjo kritikë nuk qëndron.

Në tri ditët e fundit, të pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në punimet e Frankofonisë, e kemi parë një furi diplomatike të Pacollit në funksion të avancimit të statusit të Kosovës në këtë organizatë, anëtarësimin në Interpol, si dhe lobimin e fuqishëm për liberalizim të vizave Ministri Pacolli përgjatë këtyre muajve duket së i është afruar shumë edhe cakut të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Interpol, dhe siç mësojmë nga burimet tona brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, ai i ka kërkuar shërbimit diplomatik brenda dhe jashtë Kosovës, që muajt shtator, tetor dhe nëntor, të jenë muajt e angazhimit maksimal për arritjen e këtij caku.

Duhet pranuar se në një klime debati të brendshëm për çështje komplekse sikur dialogu, avancimi i statusit në Frankofoni dhe Interpol, do të ishte një rikthim i fuqishëm i Kosovës në rrugëtimin e saj për afirmim të plotë ndërkombëtar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img