13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

“Rezoluta për dialogun përfshinë pikëpamjet e të gjitha partive”

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka ftuar edhe një herë të gjitha subjektet politike që të reflektojnë në raport me dialogun Kosovë -Serbi.

Ai ka bërë me dije se draftrezoluta për dialogun me Serbinë, e cila do të prezantohet sot (e enjte) në takimin me liderët e subjekteve politike, përfshinë interesat shtetërore të vendit dhe pikëpamjet e të gjitha partive politike.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Hoxhaj ka deklaruar se nëse ekziston vullneti politik i opozitës për konsensus, ai mund të arrihet.

“Iniciativa e z. Veseli dhe PDK-së është një iniciativë e cila në mënyrën më të mirë të mundshme i përfshinë interesat shtetërore të vendit dhe pikëpamjet e të gjitha partive politike. Çdo gjë që është thënë për dialogun, çka do të duhej të ndodhë me dialogun, çka do të duhej të mos ndodhte me këtë proces, cilat janë qëllimet tona në dialog dhe cilat janë vijat e kuqe në dialog, i parasheh projektrezoluta, të cilën ne si partnerë të koalicionit e kemi propozuar. Nëse ka vullnet politik mund të ketë rrugë dhe modele të reja se si të arrihet konsensusi politik për këtë çështje”, ka thënë Hoxhaj.

Ai pret që në takimin e së enjtes të marrin pjesë të gjitha subjektet politike që janë ftuar.

“Nuk dua t’i komentoj deklaratat e subjekteve politike. Një gjë e di, se prej z. Veseli ka vendosmëri që të krijojë një konsensus politik, sepse dialogu nuk është vetëm përgjegjësi e jona që jemi në Qeveri, dialogu është përgjegjësi edhe e atyre që janë në opozitë. Ne presim të respektohet vullneti i qytetarëve të Kosovës, përndryshe qytetarët e Kosovës duhet ta bëjnë dallimin se kush është i interesuar ta përmbyllë këtë temë dhe kush është i interesuar ta vazhdojë politiken e status quos dhe të qëndrojë në vend”, është shprehur Hoxhaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img