Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave dhe Programi për Ndërtim të Paqes dhe të Drejtat Njerëzore organizojnë konferencën Ndërkombëtare dhe lancimin e publikimit ‘Threats and Challenges to Kosovo’s Sovereignty’.
Universiteti Columbia dhe Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave kanë angazhuar studiues dhe krijues të spikatur të opinionit nga Kosova, Greqia, Maqedonia, Serbia, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara, për t’i shqyrtuar disa nga çështjet më të ndjeshme që i ndikojnë statusin dhe perspektivat e Kosovës.
Projekti shërben si një thirrje zgjimi, që i nënvizon rreziqet dhe që ofron njohuri për rrugën përpara.