4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni kërkon të bëhet kujdes me zyrtarët e AKI-së

Agjencia Kosovare e Inteligjencës ka kërkuar që të bëhet kujdes gjatë paraqitjes së pozitave të punës në Ligjin për Paga.

Nërsa sot Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në mbledhje e ka shqyrtuar këtë kërkesë të AKI-së në lidhje me përfshirjen e tyre në Projektligjin për Paga në Sektorin Publik.

Sipas Ganimete Musliu, që është nënkryetare e komisionit, AKI nuk ka kërkuar rritje të pagave por vetëm kujdes në mos deshifrimin e tyre apo edhe të punës që bëjnë.

“Ne sot në mbledhjen e rregullt për AKI-në, e kemi trajtuar kërkesën e tyre ku kanë kërkuar që të këtë kujdes në pozitat menaxheriale dhe të pozitave tjera . Kjo është thjeshtë një kuantitet dhe në të gjitha vendet e botës, agjencitë e tilla trajtohen më ligje te veçanta dhe nuk duhet të deshifrohen pozitat e tyre. Çdo rrezik që parasheh deshifrimin e pozitave menaxheriale dhe pozitat e tjera brenda AKI-së, nuk guxojnë të bien ndesh me ligjet në fuqi. Ata kanë kërkuar të kenë kujdes në rangimin në listën për paga”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img